Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-16 · data through unknown
SQ · statement #16685 ·
Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton.
Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. …Full original text (SQ, 1,367 Characters) ▾
Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton. Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë. Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Today's trial and Albanian punishments against Hashim Thacit, Kadri Wessel, Jacob Krazniqi and Recep Selim are a serious blow to their families, an deeply disturbing news about the Republic of Kosovo and a major opportunity for Albanian combination wherever they live. On such a day, the weight of this decision cannot be separated from the history we have come up with. Kosovo has experienced the violence of a civil-killing state apparatus, head of massacres, hundreds of thousands of Albanians have been displaced from their homes and left behind thousands of dead and disappeared. This experience is an integral part of the Kosovo and Albanian nation's memory. My thoughts are mainly with Hashim Thaci's families, Kadri Vessel, Jacob Krazniqi and Recep Selim. Over the years they have had to endure the burden of deprivation, hopelessness, and insecurity. Today’s thinking makes this task even more difficult. They're sending you a message from Kosovo. Stay strong, Kosovo is with you. The last legal word has not been said. The right to vote is part of the process and must be fully armed. Kosovo's Liberation Army War was liberation. It was born in front of the pressure, violence and crimes of Serbia's regime against Kosovo people. No action can change the nature of that war, and no people's right to fight for their freedom.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Negative toward unnamed target“Fjala e fundit juridike nuk është thënë.”
- Positive toward unnamed target“E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht.”