Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-14 · data through unknown
SQ · statement #16638 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ditën përmbyllëse të “Javës së Gruas”, që organizohet nga NDI.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar Institutin Kombëtar Demokratik për punën e tij në Republikën e Kosovës, por poashtu edhe për këtë program të rëndësishëm, ku prej vitesh gra dhe burra nga institucionet, partitë politike, komunat, shoqëria civile, media dhe komunitete të ndryshme takohen, debatojnë por edhe punojnë bashkë, si dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadën e Kanadasë për mbështetjen e kësaj nisme. …Full original text (SQ, 1,318 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ditën përmbyllëse të “Javës së Gruas”, që organizohet nga NDI. Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar Institutin Kombëtar Demokratik për punën e tij në Republikën e Kosovës, por poashtu edhe për këtë program të rëndësishëm, ku prej vitesh gra dhe burra nga institucionet, partitë politike, komunat, shoqëria civile, media dhe komunitete të ndryshme takohen, debatojnë por edhe punojnë bashkë, si dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadën e Kanadasë për mbështetjen e kësaj nisme. Ajo ka thënë se tema e këtij viti, “Fuqia në Partneritet: Nga dialogu në veprim”, e lidh barazinë gjinore me cilësinë e demokracisë sonë, duke shtuar tutje se një shoqëri demokratike i dëgjon zërat e të gjithëve dhe u jep atyre hapësirë të ndikojnë në vendimet që merren. “Por barazia nuk matet vetëm me numrin e grave që janë të pranishme në një sallë, në një listë zgjedhore apo në një institucion. Por, para së gjithash dhe mbi të gjitha ajo matet me fuqinë që kanë për të udhëhequr, për të vendosur dhe për ta ndryshuar apo për të ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The army of Denar, President of the Republic of Kosovo, Albulena Hajiu, has taken part today on a “Gruas Week” event organized by NDI. In its pre-eminent speech, U.D. President Hajiu has thanked the National Democratic Institute for his work in the Republic of Kosovo but also on this important programme, where women and men from institutions, political parties, municipalities, civil society, media and different communities meet together to discuss and work together, As well as the Swiss Agency for Development and Cooperation, OSCE Mission in Kosovo and Canada's Embassy to support this initiative. She said that this year's theme, "Being in Partnership: From the Dialogue to Action", linked gender equality with our quality of democracy, adding that a democratic society hears voices and gives them space for their decisions. “But equality does not affect only the number of women present in a hall, on an electoral list or at one institution. But, above all and over everything that has the power to guide, decide and change or directly affect citizens of Kosovo," U.D. President Hajhiu pointed out.
No tone or topic tags yet.