Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-11 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC
SQ · statement #16606 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në SHBA.
Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu, ka thënë se njëzetepesë vjet më parë, 11 shtatori nisi si një mëngjes krejt i zakonshëm. …Full original text (SQ, 1,450 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në SHBA. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu, ka thënë se njëzetepesë vjet më parë, 11 shtatori nisi si një mëngjes krejt i zakonshëm. “Kështu fillon edhe Raporti i Komisionit Hetimor amerikan për 11 shtatorin. E marta e 11 shtatorit 2001 agoi me mot të butë dhe me qiell të kthjellët në lindje të Shteteve të Bashkuara. Miliona njerëz po bëheshin gati për punë. Disa u nisën drejt Kullave Binjake në New York, të tjerë drejt Pentagonit. Njerëzit po zinin radhë për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë. Presidenti George W. Bush kishte dalë për vrap herët në mëngjes. Në orën 8:46, aeroplani i parë e goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Në Kosovë ora ishte14:46 pasdite. Vetëm dy minuta më vonë nisën transmetimet e para televizive me pamjet e Kullës Veriore në flakë. Derisa transmetimi vazhdonte drejtpërdrejt, në orën 9:03 sipas kohës së New Yorkut, aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore”, është shprehur U.D. Presidentja Haxhiu. Sipas saj, nga New Yorku deri në Prishtinë, njerëzit mbetën para ekraneve, duke parë të njëjtën tragjedi teksa ajo po ndodhte. Ajo më tej tha se ai mëngjes amerikan, që kishte nisur me qiell të kthjellët e njerëz që shkonin në punë, në pak minuta u bë mëngjesi që e ndau kohën në para dhe pas 11 shtatorit.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
President Denar's soldier Albuena Hajhiu, along with the prime minister in duty, Albin Kurti, has made humazes at "Kosova remembers", spending the victims on September 11, U.S. In her speech, U.D. President Hajiu said that eleven years ago, September 11 began as a very normal morning. "So does the report of US Hetemor Commission on 11 September. On January 11, 2001, he joined the gentle mother - in - law and returned home to the United States. Millions of people were getting ready for work. Some went toward the Binjak Towers in New York, others toward the Pentagon. People were on their way to visit the White House. President George W. Bush was out running early in the morning. At 8:46 p.m., the first aircraft hit the North Tower of World Trade Centre. In Kosovo the hour was 14:46 yesterday. Only two minutes later began the first TV broadcasts with Northern Tower views on the surface. Until the transmission continued directly, at 9:03 p.m. in New York time, the second plane hit the South Pole," U.D. President Hajiu said. According to it, from New York to Pristina people remained in front of the screens, seeing the same tragedy as it occurred. She further said that the American morning, which had begun with heaven of people returning to work, in a few minutes it became the morning that divided time between before and after September 11.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në SHBA.”