Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-06 · data through unknown
SQ · statement #16535 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku vlerësoi kontributin e këtij institucioni në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe sovranitetit të Republikës.
Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu rikujtoi se Policia e Kosovës u themelua vetëm pak muaj pas çlirimit, më 6 shtator 1999, kur 176 kadetë nisën trajnimin në Vushtrri si gjenerata e parë e saj. …Full original text (SQ, 1,371 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku vlerësoi kontributin e këtij institucioni në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe sovranitetit të Republikës. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu rikujtoi se Policia e Kosovës u themelua vetëm pak muaj pas çlirimit, më 6 shtator 1999, kur 176 kadetë nisën trajnimin në Vushtrri si gjenerata e parë e saj. “Çlirimi nuk ishte fundi i rrugës. Ishte fillimi i një përgjegjësie të madhe për të ndërtuar një shtet në shërbim të qytetarit, që do ta mbronte jetën dhe dinjitetin e tij dhe ku ligji do të ishte i barabartë për të gjithë. Prandaj, historia e Policisë së Kosovës është pjesë e pandashme e rrugëtimit të Kosovës së lirë”, tha U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo theksoi se nga 176 kadetët e parë deri te më shumë se nëntë mijë zyrtarë policorë që shërbejnë sot, Policia e Kosovës është rritur dhe është profesionalizuar bashkë me shtetin. Duke iu referuar besimit të lartë të qytetarëve në Policinë e Kosovës, U.D. Presidentja Haxhiu tha se ky besim është njëkohësisht vlerësim dhe përgjegjësi. “Besimi i qytetarëve nuk është privilegj i përhershëm i asnjë institucioni. Ai fitohet me punë, ruhet me integritet dhe dëshmohet çdo ditë përmes mënyrës se si sillemi me qytetarin dhe si e zbatojmë ligjin”, tha ajo.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Kosovo's President, Albulinena Hajhiu, a soldier of the Dedicated Désar de la Prépción Republika S.D., took part in the 27th anniversary note of the establishment of Kosovo Police, which appreciated this institution ' s contribution to maintaining order, security and sovereignty for the Republic. In her speech, U.D. President Hajiu recalled that the Kosovo Police had been founded only a few months after release on September 6, 1999, when 176 candidates began training in Voustre as its first generation. “The redemption was not the end of its way. It was the beginning of a great responsibility to build up a state in which public service would protect his life and dignity, and where law would be equal for all. Therefore, the history of Kosovo Police is an indispensable part of Kosovo's free journey," U.D. President Hajhiu said. She pointed out that from the first 176 to more than nine thousand police officers serving today, Kosovo Police had grown up and professionalized with the state. Referring to the high belief of citizens in Kosovo Police, U.D. President Hajhiu said that this faith is simultaneously valued and held responsible. “Citizens’ trust is not the permanent privilege of any institution. He shall be rewarded for his work, and he shall be retained in integrity, and shall bear witness every day how We deal with the people of the city and how we are acting.'
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku vlerësoi kontributin e këtij institucioni në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe sovranitetit të Republikës.”
- Positive toward unnamed target“Ajo theksoi se nga 176 kadetët e parë deri te më shumë se nëntë mijë zyrtarë policorë që shërbejnë sot, Policia e Kosovës është rritur dhe është profesionalizuar bashkë me shtetin.”