Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-04 · data through unknown
SQ · statement #16515 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku fituan dy medalje të arta dhe një çmim special.
Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu ndau mirënjohje për korin ‘Siparantum’, për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në promovimin e artit dhe kulturës së vendit “Përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, ju u paraqitët me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë. …Full original text (SQ, 1,207 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku fituan dy medalje të arta dhe një çmim special. Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu ndau mirënjohje për korin ‘Siparantum’, për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në promovimin e artit dhe kulturës së vendit “Përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, ju u paraqitët me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë. Një vend të rëndësishëm në repertorin tuaj e zë muzika e kompozitorëve shqiptarë, të cilën po e prezantoni para publikut ndërkombëtar”, tha U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo veçoi punën e dirigjentit dhe kompozitorit Memli Kelmendi, si dhe përkushtimin me të cilin është zhvilluar kori ndër vite. “Ju përgëzoj të gjithëve, e në veçanti dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për punën dhe përkushtimin me të cilin e keni bërë korin ‘Siparantum’ të njohur në skenën ndërkombëtare”, theksoi U.D. Presidentja. Në fund, U.D. Presidentja Haxhiu u uroi anëtarëve të korit që të vazhdojnë ta nderojnë Kosovën me punën dhe sukseset e tyre.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The soldiers of Denar, President of the Republic of Kosovo, Albuena Hajiu, waited today for the members of "Siprantuum", after their success in Kuala Lumpur, where they won two gold medals and a special prize. At the meeting, U.D. President Hajiu shared thanks for the 'Siprantuum' Korea, for its dynamic representation in the international area and contribution to promoting country art and culture "More than 200 Koreans from different parts of the world, you were presented with works bearing on our music, cultures and history. An important place in your music repertoire of Albanian composers, which you are presenting before the international public," U.D. President Hajiu said. She focused on the work of director and composer Memly Kelmendi, as well as his dedication to which he had developed over years. “I congratulate you all, especially the director and composer Melly Kelmendi on your work and engagement with which you have made the ‘Siprantuum’ core known at international stage”, U.D. President stressed. In the end, U.D. President Hajiu urged top members to continue honoring Kosovo with their work and success.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu ndau mirënjohje për korin ‘Siparantum’, për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në promovimin e artit dhe kulturës së vendit”