Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-01 · data through unknown
SQ · statement #16461 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për Kosovën.
Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. …Full original text (SQ, 1,373 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për Kosovën. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal. “Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i dokumentoi dhe i bëri të njohura ato ndërkombëtarisht, duke ndihmuar që Kosova të bëhej pjesë e agjendës së institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”, tha U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo vlerësoi edhe mbështetjen që Komiteti u dha organizatave vendore për të drejtat e njeriut dhe rolin e tij në përcjelljen e informatave të besueshme për gjendjen në Kosovë te institucionet ndërkombëtare. “Kosova nuk i harron ata që i dolën në krah në një kohë kur mbështetja ndërkombëtare nuk ishte as e lehtë dhe as e vetëkuptueshme. Medalja Presidenciale e Meritave është shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, u shpreh U.D. Presidentja.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The soldiers of the Denar of Kosovo's President, Albuline Hajhiu, have decorated Helsinki Norwegian Committee with Meritian Presidency Medal in appreciation for its valuable contribution to Kosovo. At this point, U.D. President Hajhiu was expected to meet with the Norwegian Committee of Helsinki Secretary General Berit Nising Lindeman and Deputy secretary-general Gunnar M. Ekelove Slydal. "In the period when serious violations of human rights in Kosovo remained far from international attention, the Helsinki Norwegian Committee was among its first Western organisations that documented and made them known internationally by helping Kosovo become part of an institution's system and international mechanisms for human rights," U.D. President Hajiu said. It also appreciated the support given to local human rights organisations and its role in reaching reliable information on Kosovo's situation at international institutions. Kosovo does not forget those who left their homes at a time when international support was neither easy nor reasonable. The Presidential Medal of Merit is an expression of our appreciation for the long and primary commitment to the Norwegian Helsinki Committee on Freedom in Kosovo," U.D. President said.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Medalja Presidenciale e Meritave është shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, u shpreh U.”
- Positive toward unnamed target“Ekelove-Slydal. “Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i dokumentoi dhe i bëri të njohura ato ndërkombëtarisht, duke ndihmuar që Kosova të bëhej pjesë e agjendës së institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”, tha U.”