Skip to content
DiploTrack
148 of 148 FROM THIS SPEAKERNext ►

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-09-01 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC

SQ · statement #16460 ·

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Republikën e Kosovës, Glenn Robert Morrison. U.D. Presidentja Haxhiu i uroi Ambasadorit Morrison mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë luftës, për njohjen e hershme të pavarësisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme në vitet që pasuan. …
Full original text (SQ, 1,430 Characters) ▾

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Republikën e Kosovës, Glenn Robert Morrison. U.D. Presidentja Haxhiu i uroi Ambasadorit Morrison mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë luftës, për njohjen e hershme të pavarësisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme në vitet që pasuan. “E çmojmë lart mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës në periudha vendimtare për vendin tonë, si dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme pas shpalljes së pavarësisë”, tha U.D. Presidentja Haxhiu. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë, veçanërisht në ekonomi, investime, arsim, teknologji dhe siguri. “Pavarësisht largësisë gjeografike, vendet tona kanë ndërtuar marrëdhënie të mira, të cilat forcohen edhe nga komuniteti shqiptar që prej dekadash është pjesë e shoqërisë australiane. Ka hapësirë që këtë afërsi ta shndërrojmë në bashkëpunim edhe më të madh në fusha me interes të përbashkët”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu theksoi gjithashtu progresin që ka shënuar Kosova ndër vite në forcimin e shtetit dhe të demokracisë, në avancimin e pozitës së saj ndërkombëtare, si dhe synimet e vendit për zhvillim të mëtejshëm.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Kosovo President Denar's Army, Albuena Hajhiu, has today accepted Australian Ambassador ' s credentials in Croatia with unreliable credit to the Republic of Kosovo, Glenn Robert Morrison. U.D. President Hajiu welcomed Ambassador Morrison's well-being in Kosovo and successful on the new mission, expressing appreciation for Australia ' s support to Kosovo during the war, its early recognition of independence and continued support over the years that followed. "We highly appreciate Australia's support to Kosovo in the crucial period for our country, and its continued support after independence has been declared," U.D. President Hajiu said. The meeting discussed the possibilities for further expansion of relations between Kosovo and Australia, particularly in economics, investment, education, technology and security. " Notwithstanding geographical distance, our countries have built good relations which are also strengthened by the Albanian community that has been part of Australian society for decades. It is open to us to turn this approach into even greater co-operation in the field of common interest," U.D. President Hajhiu stressed. U.D. President Hajiu also stressed the progress that Kosovo has noted between years in strengthening state and democracy, improving its international position as well as country's intentions for further development.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë, veçanërisht në ekonomi, investime, arsim, teknologji dhe siguri.”
  • Positive toward Australia“U.D. Presidentja Haxhiu i uroi Ambasadorit Morrison mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Australia i ka dhënë Kosovës gjatë luftës, për njohjen e hershme të pavarësisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme në vitet që pasuan.”