Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-19 · data through unknown
SQ · statement #13816 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në konferencën “Roli dhe rëndësia e rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, e mbajtur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të tyre. …Full original text (SQ, 1,242 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në konferencën “Roli dhe rëndësia e rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, e mbajtur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të tyre. Ajo ka theksuar se në një shtet demokratik, të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rrethanë. Presidentja ka vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke thënë se ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Presidentja Shiroka Pula ka thënë se forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në përmbyllje të fjalimit, ajo ka potencuar se synimi duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre dhe se institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi, në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, took part today in the conference "Rolly and The Importance of People ' s Law Recommendations", held on 26th anniversary of its establishment. In her speech, President Shiroka Pula has said that the People's lawyer is the voice of citizens and the protection of their rights and freedoms. It has stressed that in a democratic state, human rights are not simply guaranteed by law but must be protected at all times. The President has appreciated the importance of popular lawyer's recommendations, saying they are calls for action, accountability and improvement. Their implementation helps to build citizens’ trust in institutions and strengthen the rule of law. President Shiroka Pula has said that strengthening the independence and role of People's lawyer is essential for democracy and human rights protection. In the introduction of this talk, she has been able to see that the goal should be for every citizen to enjoy his rights without any need to seek their protection and that institutions must function in a responsible manner so as to require at least one citizens to be directed by People’s Lawyer.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja ka vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke thënë se ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim.”
- Positive toward unnamed target“Ajo ka theksuar se në një shtet demokratik, të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rrethanë.”